Bashkësia Biblike

Bashkësia Biblike:

Çdo të mërkurë në orën 18:30, ne mblidhemi për të kaluar kohë së bashku. Në këtë takibibliam ne flasim, këndojmë këngë adhurimi Zotit, lutemi për njëri-tjetrin dhe për nevojat e kishës dhe hapim Fjalën e Zotit për të mësuar prej tij.

Kjo kohë së bashku na forcon dhe na inkurajon në dy mënyra kryesore:

  1. Duke lexuar fjalën dhe duke mësuar nga Biblën.
    Nëse kemi mundësi, është mirë për të kaluar sa më shumë kohë që kemi duke u lutur dhe studiuar Fjalën e Tij. Psalmi 119:105 na tregon, “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Duke mësuar nga Bibla në mes të javës, na ndihmon shumë dhe na drejton për në rrugën e mirë që duhet të ndjekim.
    Mateu 4:4 (Edhe Ligji i Përtërirë 8:4) na tregon: Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”. Ne kemi nevojë të hamë çdo ditë, por Bibla na tregon që fjala e Zotit është edhe më e rëndësishme. Duke ardhur në kishë një herë në javë të dielave na ndihmon, por duke ardhur dy herë mund të na ndihmojë edhe më shumë.
  2. Duke kaluar kohë së bashku si vëllezër dhe motra në Krisht.
    Psalmi 133:3 thotë: “Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!” Edhe Veprat e Apostujve 2:42-47 na tregon që të krishterët e parë kaluan shumë kohë së bashku në vëllazëri. Sa mirë është kur ne mund të mblidhemi bashkë, të lëmë shqetësimet e ditës mënjanë, dhe të rrimë bashkë me njerëz që duan Zotin dhe juve. Ne të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur në mes të javës. Në takimin e Bashkësisë Biblike ne mund të shprehim shqetësimet tona edhe të kërkojmë lutje nga vëllezërit dhe motrat tonë. Ejani dhe bashkohuni me ne!