Këtu, ju mund të dëgjoni predikimet e kishës. Nëse ne po ndjekim një seri mësimesh, për shembull ‘Zanafilla’, dhe s’ishit në kishë atë javë, duke dëgjuar predikimet këtu mund të jetë shumë e dobishme për ju.

Duke dëgjuar predikimet në internet, nuk ka të njëjtën vlerë që ka kur vini në kishë. Ju lutemi, në qoftë se keni mundësi të vini në kishë, ju duhet të vini. Ejani, mblidhuni bashkë me ne, për të adhuruar Zotin Jezus si një trup dhe me një frymë.

Veprat e apostujve 6:1-7 ()

James Clarke, 27/01/2019
Part of the Veprat e apostujve series, preached at a Shërbesa të Dielën service

Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e Helenistëve kundër Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm. Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: "Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza. Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t'ua besojmë këtë detyrë. Kurse ne do të vazhdojmë t'i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës". Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia. I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta. Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
(Veprat e apostujve 6:1-7)

Tags:

Earlier: Same day: Later:
« Veprat e apostujve 5:33-42 None 'Qielli' Seminar Pjesa 1 »
Powered by Sermon Browser