Predikime

Këtu, ju mund të dëgjoni predikimet e kishës. Nëse ne po ndjekim një seri mësimesh, për shembull ‘Zanafilla’, dhe s’ishit në kishë atë javë, duke dëgjuar predikimet këtu mund të jetë shumë e dobishme për ju.

Duke dëgjuar predikimet në internet, nuk ka të njëjtën vlerë që ka kur vini në kishë. Ju lutemi, në qoftë se keni mundësi të vini në kishë, ju duhet të vini. Ejani, mblidhuni bashkë me ne, për të adhuruar Zotin Jezus si një trup dhe me një frymë.

Marku 10:17-31 I riu pasanik ()

Odise Polo, 17/02/2019
Part of the Predikime Tek series, preached at a Shërbesa të Dielën service

Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: "Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?". Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"". Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: "Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time". Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: "Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq". Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri. Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!". Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria. Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë". Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: "Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?". Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: "Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë". Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: "Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur". Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme. Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët".
(Marku 10:17-31)

Tags:

Earlier: Same day: Later:
« 'Qielli' Seminar Pjesa 3 None Veprat e apostujve 8:1-25 Simon magjistari »
Powered by Sermon Browser