Këtu, ju mund të dëgjoni predikimet e kishës. Nëse ne po ndjekim një seri mësimesh, për shembull ‘Zanafilla’, dhe s’ishit në kishë atë javë, duke dëgjuar predikimet këtu mund të jetë shumë e dobishme për ju.

Duke dëgjuar predikimet në internet, nuk ka të njëjtën vlerë që ka kur vini në kishë. Ju lutemi, në qoftë se keni mundësi të vini në kishë, ju duhet të vini. Ejani, mblidhuni bashkë me ne, për të adhuruar Zotin Jezus si një trup dhe me një frymë.

Veprat e apostujve 8:26-40 Filipi dhe eunuku etiopas ()

James Clarke, 03/03/2019
Part of the Veprat e apostujve series, preached at a Shërbesa të Dielën service

Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: "Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë". Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia. Dhe Fryma i tha Filipit: "Afrohu dhe arrije atë karrocë!". Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: "A e kupton atë që lexon?". Ai tha: "E si do të mundja, po s'pata një që të më udhëzojë?". Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: "Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka". Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: "Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?". Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin. Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: "Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?". Dhe Filipi tha: "Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh". Dhe ai u përgjigj duke thënë: "Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë". Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi. Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim. Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.
(Veprat e apostujve 8:26-40)

Tags:

Earlier: Same day: Later:
« Veprat e apostujve 8:1-25 Simon magjistari None Luka 22:7-23 Darka e Pashkes »
Powered by Sermon Browser