Predikime

Këtu, ju mund të dëgjoni predikimet e kishës. Nëse ne po ndjekim një seri mësimesh, për shembull ‘Zanafilla’, dhe s’ishit në kishë atë javë, duke dëgjuar predikimet këtu mund të jetë shumë e dobishme për ju.

Duke dëgjuar predikimet në internet, nuk ka të njëjtën vlerë që ka kur vini në kishë. Ju lutemi, në qoftë se keni mundësi të vini në kishë, ju duhet të vini. Ejani, mblidhuni bashkë me ne, për të adhuruar Zotin Jezus si një trup dhe me një frymë.

Luka 22:7-23 Darka e Pashkes ()

Odise Polo, 14/04/2019
Part of the Predikime Tek series, preached at a Shërbesa të Dielën service

Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës. Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: "Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë". Dhe ata e thanë: "Ku dëshiron ta përgatisim?". Atëherë ai tha atyre: "Ja, kur të hyni në qytet, do t'ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë. I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?". Atëherë ai do t'ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet". Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën. Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt. Atëherë ai u tha atyre: "Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj, sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë". Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: "Merrnie këtë dhe ndanie midis jush, sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë". Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: "Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim". Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju. Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë. Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!". Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.
(Luka 22:7-23)

Tags:

Earlier: Same day: Later:
« Veprat e apostujve 8:26-40 Filipi dhe eunuku etiopas None Gjoni 1:29-36 Pashka »
Powered by Sermon Browser