Predikime

Këtu, ju mund të dëgjoni predikimet e kishës. Nëse ne po ndjekim një seri mësimesh, për shembull ‘Zanafilla’, dhe s’ishit në kishë atë javë, duke dëgjuar predikimet këtu mund të jetë shumë e dobishme për ju.

Duke dëgjuar predikimet në internet, nuk ka të njëjtën vlerë që ka kur vini në kishë. Ju lutemi, në qoftë se keni mundësi të vini në kishë, ju duhet të vini. Ejani, mblidhuni bashkë me ne, për të adhuruar Zotin Jezus si një trup dhe me një frymë.

Gjoni 1:29-36 Pashka ()

Petrit Korbeci, 21/04/2019
Part of the Predikime Tek series, preached at a Shërbesa të Dielën service

Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës! Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!". Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t'i zbulohet Izraelit". Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: "E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të. Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë". Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë". Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet. Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: "Ja Qengji i Perëndisë!".
(Gjoni 1:29-36)

Tags:

Earlier: Same day: Later:
« Luka 22:7-23 Darka e Pashkes None Danieli 1:1-21 Edukimi i Danielit dhe i te rinjve te tjere hebrenj ne oborrin e Nebukadnetsarit. »
Powered by Sermon Browser